Pekin: Nisin Aktivitetet Kulturore të Luleve të Qershive në parkun "Yu Yuantan"

2017-03-20 09:16:05 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten në parkun "Yu Yuantan" të Pekinit filloi zyrtarisht edicioni i 29-të i Aktiviteteve Kulturore të Luleve të Qershive. Tema e edicionit të sivjetshëm titullohet "Lulet e para në 'Yu Yuantan' që simbolizojnë ardhjen e pranverës".

Mbi 2400 pemë qershish në parkun "Yu Yuantan" kanë çelur lulet e tyre. Periudha e lulëzimit të qershive pritet të zgjatë për një muaj. Për shkak të temperaturës relativisht të lartë, më 12 mars çelën lulet e para të qershive të sapombjella nga administratorët e parkut, mbi 10 ditë më herët se vitet e kaluara. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore