Kina promovon globalizimin në Forumin e Zhvillimit

2017-03-20 09:08:48 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ritheksoi kundërshtimin e saj ndaj të gjitha formave të proteksionizmit gjatë Forumit Vjetor të Nivelit të Lartë për Zhvillimin, të mbajtur të dielën në Pekin. Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Zhang Gaoli bëri thirrje për përpjekje globale për promovimin e tregtisë së lirë.

"Kina dëshiron të punojë me vendet e tjera për të kundërshtuar format e ndryshme të proteksionizmit në tregti dhe në investime dhe për të promovuar tregtinë e lirë dhe investimet. Ky është globalizimi që do të bashkojë popujt", tha numri dy i qeverisë kineze.

Ai u bëri thirrje politikbërësve në mbarë botën ta bëjnë procesin e globalizimit "më përfshirës", duke e vënë theksin te cilësia e tij.

Kina ka përsëritur qëndrimin e saj për mbështetjen e tregtisë së lirë. Presidenti Xi Jinping shprehu një mbrojtje të fortë ndaj globalizimit, gjatë fjalimit të mbajtur në janar në Forumin e Davosit, në Zvicër.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore