Londër, policia përgatitet për sulme të mundshme terroriste

2017-03-20 08:56:16 CRI Komenti juaj Printoni

Policia e Londrës ka simuluar rrëmbimin e një anijeje turistike në Lumin Tamiz në kuadër të stërvitjes për sulme të mundshme terroriste.

Ajo tha se në stërvitjen e së dielës ishin të pranishëm stafi dhe mbi 200 oficerë policie, së bashku me komandot e forcave speciale, zjarrfikëse, ambulanca dhe roje bregdetare.

Policia tha se kjo stërvitje synon përgatitjen kundër sulmeve të mundshme terroriste dhe për forcimin e masave të sigurisë në këtë lum.

Niveli i kërcënimit të terrorizmit në Britani është vlerësuar zyrtarisht si "i lartë", që do të thotë se sulmet janë "shumë të mundshme".

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore