Kina, e treta për aplikimet për patenta ndërkombëtare në 2016-n

2017-03-20 08:56:14 CRI Komenti juaj Printoni

Vjet Kina ka paraqitur më shumë se 43 mijë aplikime për patenta ndërkombëtare nëpërmjet Traktatit të Bashkëpunimit për Patentat, sipas një raporti të Organizatës Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO).

Kjo shifër përbën një rritje 44.7 për qind krahasuar me vitin 2015.

Kina renditet kështu në vendin e tretë për aplikimet për patenta ndërkombëtare vitin e kaluar, pas Shteteve të Bashkuara e Japonisë.

Gjiganti kinez i telekomunikacionit ZTE është në krye të listës me 4 123 aplikime, ndërsa "Huawei" zë vendin e dytë.

Ndërkohë, në 2016-n Kina pati rritjen më të shpejtë vjet të aplikimeve për marka tregtare ndërkombëtare duke përdorur Sistemin e Madrid-it të WIPO-së për Regjistrimin Ndërkombëtar të Markave, me 68.6 për qind.

Mrekulli
Lajmet Kryesore