Botuesit të shqetësuar nga ndikimi i Brexit

2017-03-20 08:53:50 CRI Komenti juaj Printoni

Njerëz nga industria e botimit dhe industri të ngjshme kanë shprehur shqetësim ndaj ndikimit që mund të ketë Brexit në këtë sektor, ndërkohë që po marrin pjesë në Panairin e Librit Londër 2017.

Presidenti i Shoqatës së Botuesve Ndërkombëtarë, Michiel Kolman, shprehu shqetësimin e tij ndaj influencës së paparashikueshme të Brexit.

"Shohim që botimi është një kompani shumë ndërkombëtare. Prandaj do të befasohesha nëse Brexit do të kishte një ndikim madhor në industrinë e botimit. Pasi sot, botuesit gjermanë i shesin publikimet e tyre në të gjithë botën. Botuesit britanikë po ashtu i shesin botimet në mbarë botën. Ndaj nuk jam shumë i sigurt nëse Brexit do të çojë në ndonjë ndryshim drastik."

Nga ana tjetër, drejtori i Panairit të Librit në Londër, Jacks Thomas, beson se Brexit mund të sjellë mundësi të reja.

"Mendoj se ekzistojnë shumë mundësira ndërmjet Kinës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe jam i bindur se do të ketë shumë të tjera pas Brexit. Është interes i përbashkët i dy popujve. Jemi shumë të hapur për të gjitha llojet e ndryshme të letërsisë. Letërsia në përkthim është shumë e njohur në Britani dhe në rritje. Prandaj kam bindje të plotë në marrëdhëniet anglo-kineze."

Panairi i Librit i Londrës nisi në vitin 1971 dhe është panairi i dytë më i madh në botë pas atij të Frankfurtit. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore