Pekin, presidenti kinez takon kryediplomatin amerikan

2017-03-20 08:53:39 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të dielën në Pekin me sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson.

Xi Jinpingu theksoi në këtë takim se marrëdhëniet kino-amerikane kanë rëndësi të jashtëzakoshme jo vetëm për dy vendet, por edhe për mbarë botën. Të dyja palët duhet të forcojnë besimin strategjik dhe njohjen e ndërsjellë. Kina dhe ShBA-ja kanë më shumë interesa të përbashkëta sesa divergjenca dhe bashkëpunimi është e vetmja zgjedhje e drejtë, vuri në dukje kreu i shtetit kinez. Ai shtoi se të dyja vendet duhet t'i shohin marrëdhëniet e tyre nga një perspektivë strategjike afatgjatë, duke zgjeruar fushat e bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë. Presidenti Xi e vuri theksin edhe te rëndësia e komunikimit dhe bashkërendimit për çështjet e rëndësishme rajonale, duke mbajtur parasysh interesat themelore dhe shqetësimet e ndërsjella, për të ruajtur gjendjen e qëndrueshme të marrëdhënieve kino-amerikane. Ai shprehu dëshirën për nxitjen e shkëmbimeve njerëzore midis dy popujve, për të hedhur baza për thellimin e lidhjeve mes dy vendeve.

Mrekulli
Lajmet Kryesore