Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi takohet me Rex Tillerson-in

2017-03-19 10:56:25 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi, zhvilloi të shtunën bisedime me sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson që ndodhet për vizitë në Pekin.

Wang e mirëpriti vizitën e Tillerson-it, duke u shprehur se Kina është e gatshme që të punojë së bashku me ShBA-në për të zbatuar marrëveshjet e arritura nga krerët e të dy vendeve, në favor të të dy popujve e mbarë botës.

Wang Yi theksoi se Kina dhe ShBA-ja duhet të koordinojnë ngushtë dhe të garantojnë lidhjet mes kryetarëve të shteteve dhe të nivele të ndryshme të qeverisjes. Të dyja palët duhet të fokusohen tek bashkëpunimi, të shtojnë dialogun dypalësh dhe bashkëpunimin në diplomaci, ekonomi, ushtri, zbatimin e ligjit dhe kulturë.

"Për çështje me interes të përbashkët, të dyja palët duhet të thellojnë bashkërendim dhe të ngushtojnë bashkëpunim nën kornizën shumëpalëshe të veprimit," tha kryediplomati kinez.

Duke theksuar 'politikën e një Kine', sekretari Tillerson tha se ShBA-ja është e gatshme që të përpiqet bashkë me Kinën për të zbuluar më shumë fusha bashkëpunimi, duke shmangur përplasjet, respektimin e ndërsjellë dhe bashkëpunimin me fitime të përbashkëta.

"ShBA-ja është e gatshme që të shtojë lidhjet e nivelit të lartë me Kinën në fusha të ndryshme, duke thelluar bashkëpunim diplomatik, të sigurisë, të politikave makroekonomike, të zbatimi të ligjit, internetit dhe kulturës. ShBA-ja është gati që të përgatitet aktivisht me Kinën për takimet dhe lidhjet mes kryetarëve të të dy vendeve," tha Tillerson.

Të dyja palët shkëmbyen mendime edhe mbi Detin e Kinës Jugore dhe Gadishullin Korean. Wang rideklaroi qëndrimin e Kinës kundër dislokimit të sistemit të mbrojtës raketore THAAD në Korenë e Jugut. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore