Këshilli i Sigurimit shqyrton punën e Komisionit të mospërhapjes së armëve bërthamore

2017-03-17 10:20:48 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Sigurimit i OKB-së shqyrtoi të enjten punën e Komisionit të mospërhapjes së armëve bërthamore. Në këtë mbledhje, ambasadori i përhershëm i Kinës në OKB Liu Jieyi u bëri thirrje vendeve të ndryshme të heqin dorë nga ideja e Luftës së Ftohtë dhe të bëjnë bashkërisht përpjekje për të forcuar qeverisjen globale në fushën e mospërhapjes së armëve bërthamore.

Përfaqesuesi i përhershëm i Kinës Liu Jieyi tha se ndalimi i përhapjes së armëve shkatëruese me përmasa të mëdha dhe i mjeteve të tyre transportuese ka lidhje me paqen, sigurinë dhe stabilitetit botëror dhe përbën një sfidë të përbashkët dhe detyrë të komunitetit ndërkombëtar, por është dhe një pjesë e rëndësishme e qeverisjes globale. Përballë gjendjes aktuale të mospërhapjes së armëve bërthamore vendet e ndryshme duhet të kenë pikëpamje të drejta për sigurinë dhe të heqin dorë nga ideja e Luftës së Ftohtë, tha Liu Jieyi.

Ai u ndal dhe te çeshtja e Gadishullit Korean pa armë bërthamore, te programi bërthamor i Iranit dhe theksoi se këto çeshtje të nxehta duhet të trajtohen me rrugë politike dhe diplomatike.

"Palët e ndryshme duhet të këmbëngulin për denuklearizimin e Gadishullit Korean, për mbrojtjen e paqes dhe të stabilitetit në këtë gadishull dhe për zgjidhjen e problemeve nëpërmjet dialogut e konsultimeve. Ato duhet të vetëpërmbahen për të çtensionuar gjendjen në Gadishullin Korean. Marrëveshja e gjithanshme mbi problemin bërthamor të Iranit është arritur me shumë vështirësi dhe palët e përfshira duhet të shtojnë besimin e ndërsjellë politik dhe të zbatojnë realisht angazhimet për vënien në jetë të kësaj marrëveshjeje," u shpreh Liu.

Liu Jieyi theksoi se pala kineze do të vazhdojë të punojë me komunitetin ndërkombëtar dhe të japë kontribut për forcimin e sistemit të mospërhapjes së armëve bërthamore dhe për mbrojtjen e paqes e të sigurisë në botë. (Du/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore