Francë. gjendja e jashtëzakonshme zgjatet deri në korrik

2017-03-17 10:08:10 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Francois Hollande të enjten tha se është e arsyeshme që të mbahet gjendja e jashtëzakonshme në Francë, e cila do të zgjatet deri më 15 korrik. Kjo pason shpërthimin e një zarfi-bombë në Zyrën e FMN-së në Francë dhe incidentin me të shtëna në një shkollë të mesme në jugperëndim të Francës, në të njejtën ditë.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Francës tha se qeveria ka marrë masa dhe u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë.

Pas një sërë sulmesh terroriste në Paris më 13 nëntor 2013, presidenti francez Hollande shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në vend, e cila është zgjatur disa herë për shkak të situatës së vështirë kundër terrorizmit. Në mes të dhjetorit të kaluar parlamenti francez votoi për zgjatjen deri në mes të korrikut të këtij viti të gjendjes së jashtëzakonshme, por ministri i drejtësisë Jean-Jacques Urvoas tha të mërkurën se Franca është e gatëshme për heqjen e saj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore