OKB-ja: Nevojitet më shumë se shtimi i shpenzimeve ushtarake për të luftuar terrorizmin

2017-03-17 10:06:47 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka paralajmëruar në një deklaratë se duhet më shumë se thjesht rritja e shpenzimeve ushtarake për të luftuar terrorizmin.

Komentet e tij pasojnë publikimin nga presidenti amerikan Donald Trump të projektbuxhetit të qeverisë së ShBA-së, ku propozohet një shtesë prej 54 miliardë dollarësh amerikanë e shpenzimeve ushtarake vitin e ardhshëm.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarriç, tha:

"Nevojitet të trajtohen edhe faktorët që nxitin terrorizmin, nëpërmjet vazhdimit të investimeve në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, paqeruajtje, vendosjen e paqes, zhvillim e vazhdueshëm dhe gjithëpërfshirës, ​​forcimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut, dhe përgjigjen në kohë ndaj për krizave humanitare".

Rritja e shpenzimeve ushtarake nga administrata e Trump-it do të kërkojë shkurtime në sektorë të tjera për të kompensuar kostot.

Programet e asistencës ndërkombëtare të ShBA-së pritet të jenë objektivi kryesor i shpenzimeve.

Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh në Kombet e Bashkuara. Ato kontribuojnë mbi 20 për qind të buxhetit operacional dhe mbi 25 për qind të buxhetit paqeruajtës të OKB-së.

Mrekulli
Lajmet Kryesore