Kryeministrja britanike nuk pranon referendumin për pavarësinë e Skocisë

2017-03-17 09:59:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja britanike Theresa May hodhi poshtë të enjten kërkesën e paraqitur nga kryeministrja skoceze Nikola Sturgeon për të zhvilluar një referendum të dytë për pavarësinë e Skocisë.

May tha në një intervistë televizive që, nëse do të mbahej tani referendumi për pavarësinë e Skocisë, kjo do t'ia vështirësonte Britanisë arritjen e një marrëveshjeje të favorshme në bisedimet rreth "Brexit". Një gjë e tillë nuk është e drejtë as për popullin skocez, sepse ata nuk e dinë ende se çfarë marrëdhënieje partneriteti do të arrihet me BE-në ose se ku do të shkojë Skocia pas pavarësisë, por do t'u duhej të merrnin një vendim kaq të rëndësishëm, tha kryeministrja britanike.

May shtoi se Skocia duhet të bashkëpunojë me palët e tjera në Britani për të arritur një marrëveshje më të favorshme lidhur me "Brexit"-in, për vetë Skocinë dhe për Britaninë në tërësi.

Kryeministrja skoceze Nikola Sturgeon u tha të hënën mediave në Edinburg që ajo shpreson se Skocia do të zhvillojë përsëri referendum për pavarësinë në periudhën nga vjeshta e vitit 2018 deri në pranverën e vitit 2019.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore