Mjeshtri i madh kinez i akuarelit Liu Yi, demonstrim të posaçëm për publikun shqiptar

2017-03-17 09:10:23 CRI Komenti juaj Printoni
Në kuadër të Bienales së Dytë Ndërkombëtare të Akuarelit, artisti i mirënjohur kinez Liu Yi realizoi një demonstrim të posaçëm në mjediset e Bibliotekës së COD, në Kryeministri. I vlerësuar në botë me çmime për punë e tij “magjike” me bojërat e ujit, për rreth 2 orë Liu Yi nderoi publikun e interesuar me një demonstrim të rrallë, në ndërveprim me modelen e tij, balerinë me kostum kombëtar. Mjeshtri kinez i akuarelit ndodhet në Tiranë, i ftuar në Bienalen e Dytë Ndërkombëtare të Akuarelit. (ATSH)
Mrekulli
Lajmet Kryesore