Kadare, kandidat për "Man Booker"

2017-03-17 09:07:39 CRI Komenti juaj Printoni
Ismail Kadare është sërish në listën e kandidatëve për çmimin e njohur Man Booker. The Guardian, ka bërë publike listën e 13 romaneve nga 11 gjuhë të ndryshme që janë kandidatë për çmimin e madh. “Librat që dominojnë këtë listë vijnë nga vende si Kina, Shqipëria dhe Argjentina”, shkruan gazeta e njohur duke bërë të ditur se çmimi prej £50,000, do të ndahet mes autorit dhe përkthyesit të veprës në gjuhën angleze. Ismail Kadare është vlerësuar për herë të parë me çmimin Man Booker në vitin 2005. Ceremonia do të mbahet në Londër më 4 korrik. (ATSH)
Mrekulli
Lajmet Kryesore