Ahmetaj: Rritja e qëndrueshme e konsumit, ecuri pozitive e ekonomisë

2017-03-17 09:05:19 CRI Komenti juaj Printoni
Vazhdon rritja e qëndrueshme e konsumit në ekonominë shqiptare. Në një status në facebook, ministri Arben Ahmetaj deklaron se kjo rritje e qëndrueshme e konsumit në vend, konfirmon ecurinë pozitive të ekonomisë. Ahmetaj thotë se rritja e indeksit të tregtisë me pakicë në tremujorin e fundit të 2016, është 8.6 përqind më shumë se e njëjta periudhë e 2015. Sipas ministrit të Financave, tani është e rëndësishme të ecet përpara me reformat, ku mbi të gjitha vlerëson atë në drejtësi, e cila do te ndikojë në rritjen e mëtejshme ekonomike.(ATSH)
Mrekulli
Lajmet Kryesore