ShBA, Fed-i rrit normën e interesit

2017-03-16 10:13:20 CRI Komenti juaj Printoni

Rezerva Federale Amerikane (Fed) shpalli të mërkurën se do të rritë nivelin e normës së interesit për fondet federale me 25 pikë bazë, në 0.75-1%. Kjo është rritja e tretë e normës së interesit që nga fillimi i krizës financiare globale dhe parashikohej gjerësisht nga tregu.

Fed-i publikoi një deklaratë pas takimit të vet mbi politikat monetare, ku shprehet se treguesit ekonomikë që nga muaji shkurt tregojnë se tregu i punës në ShBA është në rritje, konsumi familjar vazhdon rritjen e moderuar, investimet korporative në asete fikse janë duke u stabilizuar dhe ekonomia në përgjithësi ka në rritje të moderuar.

Presidentja e Fed-it Janet L. Yellen u shpreh para mediave se parashikohet që niveli i interesit sivjet të rritet tre herë, një shifër më e vogël në krahasim me të kaluarën.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore