OKB-ja, thirrje për përfundimin e konfliktit në Siri

2017-03-16 10:10:31 CRI Komenti juaj Printoni
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së António Guterres të mërkurën publikoi një deklaratë me rastin e 6-vjetorit të shpërthimit të krizës së Sirisë, ku i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar që shtojë ndikimin mbi palët sirianë, për të nxitur suksesin e bisedimeve në Gjenevë dhe për të përfunduar sa më parë konfliktin në Siri.

Kriza e Sirisë, pas shpërthimit në mars të vitit 2011, ka shkaktuar mbi 300 mijë të vdekur, ndërsa më shumë se gjysma e popullsisë së vendit janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe 13.5 milionë persona kanë nevojë për ndihma humanitare.

Në fillim të vitit 2016, qeveria siriane dhe përfaqësuesit opozitarë kanë zhvilluar disa herë bisedime të paqes në Gjenevë, të cilat përfunduan pa asnjë rezultat për shkak të divergjencave të mëdha. Më 23 shkurt të 2017-s, bisedimet rifilluan dhe përfunduan më 3 mars. Raundi i ri i bisedimeve do të zhvillohet në Gjenevë më 23 mars.(Jiang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore