Takim për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar "Itali- Shqipëri- Mal i Zi"

2017-03-16 09:09:45 CRI Komenti juaj Printoni
Ministria e Integrimit Europian, zhvilloi të mërkurën një takim me shoqërinë civile dhe aktorët e tjerë potencialë, të cilët mund të përfitojnë nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar "Itali- Shqipëri- Mal i Zi". Programi, i financuar nga BE-ja i prezantuar një javë më parë ka një vlerë prej 92 milionë eurosh dhe pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të secilit prej vendeve partnere. Ministrja shqiptare e integrimit Gjosha, u shpreh se ky program do të ndikojë në heqjen e barrierave dhe do të reduktojë pabarazitë midis rajoneve, për të arritur një zhvillim të balancuar ekonomik, social dhe territorial.(ATSH)
Mrekulli
Lajmet Kryesore