Mbreti saudit fillon vizitën në Kinë

2017-03-16 10:03:56 CRI Komenti juaj Printoni

Mbreti saudit Salman ndodhet për një vizitë 4-ditore në Kinë, gjatë së cilës pritet të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme në fusha të tilla si transferimi e teknologjisë, industria dhe tregtia.

Kjo është vizita e parë e Salmanit në Kinë si mbret i Arabisë Saudite.

Kina dhe Arabia Saudite i vendosën marrëdhëniet diplomatike në vitin 1990. Që prej atëherë lidhjet mes të dy palëve janë forcuar në mënyrë të vazhdueshme.

Ambasadori kinez në Arabinë Saudite, Li Huaxin, thotë se marrëdhëniet dypalëshe arritën një kulm të ri në fillim të vitit të kaluar, kur presidenti kinez Xi Jinping bëri një vizitë shtetërore në Arabinë Saudite.

Kina është bërë partnerja më e madh tregtare e Arabisë Saudite. Nafta zë pjesën më të madhe të vëllimit të tregtisë dypalëshe.

Megjithatë, qeveria saudite ka ndërmarrë hapa diversifikimi.

Vitin e kaluar autoritetet saudite shpallën programin "Vizion 2030", me objektivin për të ulur varësinë e vendit nga eksporti i energjisë dhe për të zgjeruar sektorin e shërbimeve në fusha të tilla si kujdesi shëndetësor, arsimi dhe turizmi.

Kjo ka bërë që Arabia Saudite ta shohë Kinën si një partner kryesor për rritjen e mundshme në këto fusha.

Mrekulli
Lajmet Kryesore