Kina, thirrje BE-së të lehtësojë kufizimet e eksporteve të teknologjisë së lartë

2017-03-15 14:53:33 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës, Li Keqiang i bëri thirrje të mërkurën Bashkimit Europian të lehtësojë kufizimet e eksportit të produkteve kineze të teknologjisë së lartë, duke iu përgjigjur shqetësimeve mbi deficitin tregtar të Unionit me ekonominë e dytë më të madhe në botë.

"Une mendoj se kjo do të shkaktojë një diferencë të madhe në mosbalancimin tonë tregtar", theksoi kreu i qeverisë Li në fjalën e mbajtur në përfundim të sesioneve vjetore parlamentare në Pekin.

Bashkimi Europian është partneri më i madh tregtar i Kinës, ndërsa Kina është partneri i dytë më i madh tregtar i BE-së, pas SHBA-së.

"Kina nuk ka nder mend të mbajë suficit tregtar. Kina preferon tregtinë e balancuar, përndryshe ajo nuk do të jetë e qëndrueshme", shtoi kryeministri, duke e vënë theksin te kompanitë europiane, të nivelit të lartë të zinxhirit industrial, të cilat po nxjerrin fitime të mëdha në tregun kinez.

Kina pret një përgjigje pozitive nga autoritetet e BE-së gjatë bisedimeve të ardhshme për Traktatin Dypalësh të Investimeve, tha kryeministri, ndërsa premtoi se edhe pa këtë Traktat, Kina do të hapë tregun ndaj kompanive europiane dhe do ti trajtojë ato njësoj si kompanitë vendëse.

"Ne kemi përvojë në trajtimin e mosmarrëveshjeve tregtare", shtoi kreu kinez i ekzekutivit.

Li Keqiang premtoi se Kina do të mbështesë gjithmonë një Bashkim Europian të begatë dhe të qëndrueshëm, monedhën euro të fortë si dhe integrimin europian, me qëllim që të gjithë të përfitojnë nga globalizimi, nga një botë shumëpolëshe dhe nga diversiteti kulturor.

"E ardhmja e BE-së dhe e marrëdhënieve Kinë-BE duket e ndritur për mua", tha kryeministri kinez Li Keqiang. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore