Li: Kina shpreson për vazhdimin e paqes e të qëndrueshmërisë në Azi-Paqësor

2017-03-15 14:52:38 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang tha të mërkurën se Kina shpreson se rajoni i Azi-Paqësorit do të vazhdojë të ketë paqe dhe qëndrueshmëri.

Azi-Paqësori është shtëpia e përbashkët e të gjitha vendeve të këtij rajoni dhe Kina nuk dëshiron të shohë ndonjë prej këtyre vendeve të jetë i detyruar të zgjedhë se në cilën anë duhet të rreshtohet, nën ndikimin e mendësisë së Luftës së Ftohtë, tha Li në një konferencë shtypi pas përfundimit të sesionit vjetor parlamentar.

"Ne e kemi dhënë gjithmonë përparësi ASEAN-in në diplomacinë e Kinës me fqinjët. Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet për krijimin e bashkësisë së ASEAN-it dhe vendin e tij qëndror në bashkëpunimin rajonal," vuri në dukje kryeministri Li.

Ai shtoi se Kina dhe ASEAN-i kanë nxitur konsultimet lidhur me Kodin e Sjelljes në Detin e Kinës Jugore dhe në këtë drejtim është arritur përparim i ndjeshëm:

"Ne shpresojmë të shohim vazhdimin e paqes e të qëndrueshmërisë në Detin e Kinës Jugore dhe besojmë se mosmarrëveshjet duhet të trajtohen e të zgjidhen nëpërmjet dialogut midis palëve drejtpërdrejt të interesuara. Të gjitha vendet e këtij rajoni duhet të punojnë së bashku për paqen, stabilitetin e zhvillimin."

Numri një i qeverisë kineze theksoi gjithashtu se Pekini shpreson se Azi-Paqësori do të jetë një rajon me rend e stabilitet, që është në gjendje t'i menaxhojë dallimet dhe t'i zgjidhë problemet e mosmarrëveshjet përmes konsultimeve. Ai vuri në dukje se Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën për një kohë të gjatë në rajonin e Azi-Paqësorit dhe kanë mjaft interesa të përbashkëta e hapësira të gjera bashkëpunimi mes tyre.

Ai shprehu shpresën se fushat e bashkëpunimit mes të dy vendeve do të vazhdojnë të shtohen.

Mrekulli
Lajmet Kryesore