Mjeshtri kinez Liu Ji pikturon kostumin e Mirditës

2017-03-15 09:32:02 CRI Komenti juaj Printoni
70 Artistë nga e gjithë bota po trazojnë me ngjyra jetën kulturore në Tiranë në kuadër të Bienales së dytë të Akuarelit. Të mërkurën, që përkoi dhe me festimet e Ditës së Verës, e gjithë vemendja e publikut u përqëndrua te njeri prej mjeshtrave botërore të kësaj gjinie, piktori nga Kina Liu Ji.

Në Tiranë mjeshtri Liu ka pikturuar portretin në akuarel të një vajze shqiptare me kostum mirditor në praninë e publikut, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar. Piktori kinez me famë botërore, pjesmarrës në Bienalen e Dytë Ndërkombëtare të Akuarelit në Tiranë ka vlerësuar bukurinë e kostumeve popullore shqiptare. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore