BNRZH: 63.8 milion euro për projektet e zhvillimit urban dhe turizmit

2017-03-15 09:27:01 CRI Komenti juaj Printoni
Marrëveshja e huasë ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, (BNRZH) për financimin me 63.8 milionë euro, të projekteve për Zhvillimin e Integruar Urban dhe të Turizmit, ka hyrë në fuqi dhe pritet të vihet në zbatim.

Qeveria shqiptare ka përcaktuar rajonin bregdetar zonën Vlorë-Sarandë, si dhe zonën më në brendësi Berat-Gjirokastër-Përmet, si një rajon prioritar që mbart potenciale konkrete si nga ana e peizazhit, ashtu edhe nga ana e aseteve të trashëgimisë kulturore – për të zhvilluar turizmin si një shtysë për të nxitur rritjen ekonomike rajonale dhe kombëtare.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore