Kinë, stabilizohen çmimet e banesave në qytetet kryesore

2017-03-15 09:00:14 CRI Komenti juaj Printoni
Statistikat e reja të publikuara këtë javë tregojnë se sektori i banesave në Kinë ka filluar të stabilizohet.

Një gjë e tillë ka nxitur edhe optimizmin për arritjen e objektivave të rritjes ekonomike në mbarë vitin të qeverisë kineze.

Investimet në sektorin e pasurive të patundshme në Kinë, në dymujorin e parë të vitit, kanë njohur një rritje vjetore afro 9 për qind.

Sheng Laiyun i Zyrës Kombëtare të Statistikave thotë se rritja e investimeve i ka tejkaluar pritshmëritë e tregut.

"Duke u nisur nga situata në janar dhe shkurt, është e drejtë të thuhet se treguesit janë më pozitivë sesa pritej. Investimet në pasuritë e patundshme u rritën me 8.9 për qind, ose mbi dy për qind më shumë se në fund të vitit të kaluar," shprehet Sheng.

Sheng Laiyun thekson gjithashtu se rritja e investimeve është një lajm i mirë për stabilizimin e sektorit të pasurive të patundshme në Kinë:

"Çmimet e banesave në qytetet e nivelit të parë dhe të dytë janë stabilizuar në përgjithësi. Një prirje e tillë është e qartë. Në janar, çmimet e banesave në 11 nga 15 qytetet e mëdha dhe të nivelit të parë, kishin një rënie mujore, një qytet regjistroi rritje dhe tre të tjerët dëshmuan çmime relativisht të qëndrueshme."

Mrekulli
Lajmet Kryesore