NATO, Stoltenberg: Vendet anëtare të plotësojnë kuotat e shpenzimeve

2017-03-14 11:04:39 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vërejti përparim për rritjen e shpenzimeve ushtarake nga vendet anëtare në vitin 2016, ndërsa bëri thirrje për realizimin e objektit të shpenzimeve prej 2% të GDP-së.

"Në vitin 2016, vetëm pesë aleatë kanë arritur nivelin 2 për qind të shpenzimeve ushtarake në raport me GDP-në e tyre: ShBA-ja, Britania e Madhe, Greqia, Polonia dhe Estonia," tha Stoltenberg.

Në vitin 2016 shpenzimet ushtarake të ShBA-së zunë 68.2% të totalit të shpenzimeve të NATO-s. Ndërkohë, Britania, Franca dhe Gjermania, zënë përkatësisht 6.7%, 5.6% dhe 5.1% të kontributit të përgjithshëm për NATO-n.

Në vitin 2014, vendet anëtare të NATO-s pranon të ndalojnë pakësimin e shpenzimeve ushtarake dhe t'i shtojnë ato gradualisht dhe brenda 10 vjetëve të arrijnë objektivin prej 2% të GDP-së. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore