Liu Yi në Bienalen Ndërkombëtare të Akuarelit në Tiranë

2017-03-14 09:01:30 CRI Komenti juaj Printoni
Tirana mikpriti të hënën Edicionin e Dytë të Bienales Ndërkombëtare të Akuarelit, ku për pesë ditë do të shfaqen punimet origjinale të rreth 400 artistëve të njohur nga 60 vende të botës.

I ftuar nga Kina në Bienale është mjeshtri i akuarelit botëror, Liu Yi i cili për herë të parë viziton Shqipërinë dhe të martën do të demonstrojë artin e tij përmes pikturimit të një modeleje me veshje popullore të Mirditës.

Artistët ndërkombëtarë pjesmarrës në Bienale do të realizojnë së bashku një tablo 10 metra katrorë te Piramida, si një pjesë e festimeve të Ditës së Verës në kryeqytetin shqiptar.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore