OSBE, thirrje politikës maqesonase të ndalë krizën

2017-03-10 09:53:27 CRI Komenti juaj Printoni

Dhënia fund e bojkotit politik dhe rikthimi i stabilitetit duhet të jenë përparësi të klasës politike të Maqedonisë, theksoi gjatë vizitës në Shkup të enjten , sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zannier.

Ai e bëri deklaratën pas takimit me liderë të partive politike të Maqedonisë, e cila vazhdon të përballet me një krizë politike, duke mos arritur të formojë një qeveri të re, 3 muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme të 11 dhjetorit të kaluar.

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov refuzoi dhënien e mandatit qeverisës Bashkimit Social demokratik të Zoran Zaevit, pasi kishte siguruar 67 vende nga 120 të parlamentit vendës.

Pikpamja e presidentit Ivanov është se platforma politike e Zaevit, ku përfshihen shumë të drejta kushtetuese të shqiptarëve etnikë, rrezikon ekzistencën dhe pavarësinë e Maqedonisë si dhe kërcënon sovranitetin e saj. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore