BSH miraton rregulloren e re, për mbikqyrjen e konsoliduar

2017-03-10 09:10:31 CRI Komenti juaj Printoni
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi rregulloren që parashikon se kërkesat rregullatore, qofshin sasiore apo cilësore, duhet të respektohen jo vetëm individualisht për institucionet e mbikëqyrura, por për të gjithë grupin financiar.

Rregullorja parashikon se Banka e Shqipërisë mund të kufizojë apo mbyllë aktivitetin e degëve të grupit bankar jashtë vendit, nëse gjykohet se kjo është e domosdoshme për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe sigurinë e aktivitetit mbizotërues në Shqipëri. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore