Kinë, nis sesioni vjetor i KKPPK-së

2017-03-03 15:14:17 CRI Komenti juaj Printoni

Të premten pasdite u hap në Pekin sesioni i 5-të vjetor i Komitetit të 12-të Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK).

Në këtë takim ishin të pranishëm presidenti Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë të Partisë dhe të shtetit. Kryetari i Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez Yu Zhengsheng mbajti raportin e punës të Komitetit të Përhershëm, ku bëri një përmbledhje të punës së KKPPK-së vitin e kaluar dhe shpalli detyrat për vitin 2017.

Si një platformë e rëndësishme dhe organ i veçantë i demokracisë konsultative, Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez ruan një rol të rëndësishëm në politikën konsultative, kontrollin demokratik dhe pjesëmarrjen politike. Në dhjetë ditët në vijim, më shumë se 2100 anëtarët e KKPPK-së do të bëjnë sugjerime për problemet e rëndësishme politike, ekonomike, shoqërore etj. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore