Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak-ut shpallet i pafajshëm

2017-03-03 10:24:09 CRI Komenti juaj Printoni

Gjykata më e lartë e Egjiptit mori më 2 mars vendimin përfundimtar ndaj ish-presidentit egjiptian Muhammed Hosni Mubarak, duke e shpallur atë krejtësisht të pafajshëm, vendim ky që nuk mund të apelohet.

Sipas vendimit të gjykatës, Mubarak është liruar nga akuzat për vrasjen e protestuesve dhe me këtë vendim nuk ekziston asnjë akuzë ndaj tij, kjo për faktin se vendimi për tre vite burgim për çështjen e pallateve presidenciale kundër Mubarakut i marrë më 11 shkurt 2011, është zbatuar.

Në janarin e 2011-s, në Egjipt shpërthyen protesta kundër qeverisë. Në atë kohë Mubarak dha dorëheqjen dhe më pas akuzua për shumë krime përfshi korrupsionin, vrasjen e protestuesve etj . (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore