BE-ja plan të ri për riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm

2017-03-03 10:18:30 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian ashpërsoi të enjten politikat e migracionit duke nisur një plan të ripërtërirë veprimi dhe një serë rekomandimesh për vendet anëtare, me qëllim riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm.

Sipas planit të veprimit, Bashkimi Europian do të derdhë 200 milionë euro (210 milionë dollarë amerikanë) në 2017-n për vendet anëtare për mbështetjen e trajtimit të emigrantëve.

BE-ja planifikon gjithashtu të përmirësojë shkëmbimin e të dhënave, duke mbledhur informacion në kohë reale në nivel kombëtar dhe duke e shpërndarë mes vendeve anëtare.

Për të parandaluar arrastisjet, BE-ja u rekomandoi vendeve anëtare të mbajnë emigrantët e paligjshëm, të cilët kanë marrë vendim për t'u kthyer dhe shohin shenja që nuk përputhen me vendimin.

Për të mbështetur efikasitetin e procedurave dhe vendimeve, BE-ja u këshilloi vendeve anëtare për të dhënë largim vullnetar vetëm nëse është e nevojshme dhe se emigrantëve duhet t'u jepet koha më e shkurtër e mundshme për t'u larguar. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore