Kajro, Merkel dhe Sisi diskutojnë për reduktimin e fluksit të emigrantëve

2017-03-03 10:16:18 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi zhvilluan bisedime në Egjipt, me në fokus fluksin e emigrantëve.

Merkel tha se qeveria gjermane është e gatshme të ofrojë mbështetje për Egjiptin për përmirësimin e infrastrukturës bregdetare me qëllim që të trajtohet si duhet fluksi i emigrantëve të paligjshëm.

"Kemi një interes të përbashkët për ta parandaluar këtë. Bisedimet vijuan për bashkëpunimin në politikën e emigracionit. Mbi të gjitha, duhet të përmirësojmë infrastrukturën teknike në rajonet e Egjiptit, kufijtë bregdetarë, të cilat janë të paimagjinueshme nga një njohuri gjeografike gjermane, të gjatë dhe intensive."

Egjipti është kthyer në një pikë kyçe për refugjatët nga Afrika, të cilët kalojnë pika të rrezikshme të Mesdheut për të mbërritur në brigjet europiane.

Vitet e fundit kanë humbur jetën mijëra vetë në përpjekje për të kaluar në anën tjetër.

Ndërkohë, Merkel do të shkojë për vizitë zyrtare edhe në Tunizi si pjesë e planeve për nxitjen e investimeve gjermane në Afrikë, si dhe për fluksin e emigrantëve në Europë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore