Kinë: Hapet konferenca e shtypit e sesionit të 5-të të legjislaturës së 12-të të KKPPK-së

2017-03-02 15:12:16 CRI Komenti juaj Printoni

Pasditen e së mërkurës u hap në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin konferenca e shtypit lidhur me sesionin e 5-të të legjislaturës së 12-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK). Zëdhënësi i KKPPK-së Wang Guoqing bëri një paraqitje të punës së këtij organi dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Sesioni i 5-të i legjislaturës së 12-të të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez do të hapet të premten. Agjenda përfshin dëgjimin dhe shqyrtimin e raportit të punës të Komitetit të Përhershëm të KKPPK-së dhe të raportit mbi zbatimin e projekteve dhe të propozimeve të paraqitura në sesionin e 4-t.

Gjatë sesionit do të organizohen edhe tre konferenca shtypi përkatësisht mbi zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik, vetëbesimin kulturor dhe interesat e qytetarëve. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore