Kinë, "ftohet" plani nxitës mega ekonomik

2017-03-02 09:47:49 CRI Komenti juaj Printoni

Planifikuesi kryesor ekonomik i Kinës ka pezulluar projektet e mëdha nxitëse për ekonominë këtë vit.

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Zhvillimit e të Reformës të Kinës Li Pumin tha se qëllimi kryesor është ruajtja e një rritjeje ekonomike të qëndrueshme dhe të shëndetshme.

Komentet erdhën pas njoftimeve se buxheti për investime në asetet fikse në 23 provinca kineze për këtë vit është caktuar 45 trilionë juanë.

Li Pumin nënvizoi se një pjesë e madhe e buxhetit për investime do të shkojë për sektorin privat. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore