KKPPK kërkon forcimin e bashkëpunimit kulturor në kuadër të nismës "Një Brez dhe Një Rrugë"

2017-03-03 17:36:58 CRI Komenti juaj Printoni

 

 

Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez sivjet do të bëjë përpjekje më të mëdha për të forcuar bashkëpunimin kulturor me vendet pjesëmarrëse në nismën "Një Brez dhe Një Rrugë", u shpreh zëdhënësi i KKPPK-së Wang Guoqing.

Duke folur në një konferencë shtypi të enjten, në prag të hapjes së sesionit vjetor të KKPPK-së, Wang Guoqing theksoi:

"Departamenti i punëve të jashtme i Komitetit Kombëtar të KKPPK-së do të kërkojë këtë vit mundësinë për të përmirësuar mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet popujve përgjatë 'Një Brez dhe Një Rrugë', që është një pjesë e rëndësishme e qëllimeve të kësaj nisme."

Nisma synon bashkëpunimin e më shumë se 60 vendeve të Azisë, Europës dhe Afrikës për të krijuar një komunitet përfitimesh, fatesh dhe përgjegjësish të përbashkëta, duke shtuar besimin e ndërsjellë politik, integrimin ekonomik dhe përfshirjen kulturore.

Ajo fokusohet në pesë lloje ndërlidhshmërie, duke përfshirë komunikimin politik, ndërlidhjen infrastrukturore, lidhjet tregtare dhe qarkullimin e kapitaleve ndërmjet vendeve pjesëmarrëse.

Mrekulli
Lajmet Kryesore