Kina nxit bashkëpunimin e filmave vizatimorë mes vendeve të "Brezit dhe Rrugës"

2017-02-27 09:44:10 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar në industrinë e filmave vizatimorë dhe të lojërave në vendet përgjatë "Brezit dhe Rrugës", njoftuan të dielën autoritetet.

Të dielën nisi një bashkëpunim dhe program shkëmbimi në këtë sektor thanë organizatorët e Filmave Vizatimorë Ndërkombëtare të Kinës dhe Ekspozitës së Lojërave që do të mbahet në korrik në Shangai.

Në këtë ngjarje do të shfaqet puna e filmave vizatimorë nga vendet pjesëmarrëse për të rritur bashkëpunimin tregtar.

Një ndër objektivat kryesore të Ministrisë kineze të Kulturës për këtë vit është forcimi i bashkëpunimit në industrinë e filmave vizatimorë dhe të lojërave përgjatë "Brezit dhe Rrugës".

Nisma "Brezi dhe Rruga, propozuar nga Kina në vitin 2013, synon ndërtimin e rrjetit të tregtisë dhe të infrastrukturës që lidh Azinë me Europën dhe Afrikën përmes Rrugës së lashtë të Mëndafshit.

Ekspozita, e cila mbahet çdo vit në Shangai që prej 2005-s, bashkë-sponsorizohet nga Ministria e Kulturës dhe qeveria vendore e Shangait.

(Albana)

Mrekulli