Presidenca mohon dorëheqjen e Park Geun-hyes

2017-02-24 09:54:44 CRI Komenti juaj Printoni

Një zyrtar i lartë i presidencës së Koresë së Jugut përmes një deklarate për mediet të enjten mohoi dorëheqjen e presidentes Park Geun-hye, para vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me fajësimin e saj për korrupsion.

Zyrtari u shpreh se presidenca nuk e ka marë kurrë në konsideratë dorëheqjen e presidentes Park Geun-hyes, duke e cilësuar lajmin si një thashethem.

Disa opinionistë në Korenë e Jugut kanë shprehur mendimin se shpallja e dorëheqjes nga presidentja Park Geun-hyes do të shmangë trazirat e mëtejshme në politikën e vendit. (Fani/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore