Kina nxit më tej investimet private

2017-02-24 09:47:03 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Shtetit i Kinës deklaroi lehtësimin e kufizimeve mbi investimet private, duke dhënë dritë jeshile për sektorin e shërbimeve shëndetësore, arsimit, kulturës dhe sportit.

Vendimi u mor pas një mbledhjeje të drejtuar nga kryeministri kinez Li Keqiang.

Mësohet se lehtësirat do të sjellin më shumë shanse zhvillimi për tregun e bonove. Me këtë vendim të ri, kompanitë mund të përdorin të drejtat e pronësisë intelektuale për kredimarrje.

Lidhur me këtë, qeveria kineze do të rregullojë politikat e tokës dhe tatimeve mbi sektorët privatë.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore