Kryeministri francez: Bashkëpunimi me Kinën sjell përfitim reciprok

2017-02-24 09:44:33 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri francez Bernard Cazeneuve cilësoi bashkëpunimin me Kinën si një rezultat me përfitim të ndërsjellë. Ai e tha këtë gjatë vizitës zyrtare nga 21 deri më 23 shkurt në Pekin.

Në një intervistë për gazetën "Le Parisien", Cazeneuve tha se Franca dhe Kina kanë zhvilluar bashkëpunim të mirë në fusha të shumta si hapësirë kozmike, astronautikë, energji bërthamore për qëllim civil, produktet bujqësore, shërbimet për moshën e tretë etj. Ai theksoi se vizita e tij synon thellimin e këtyre marrëdhënieve.

Kreu i kabinetit francez mori si shembull bashkëpunimin midis kompanisë kineze Dongfeng Motors dhe korporatës Citroën. Sipas tij, Citroën në vitin 2014 ishte në rrezik falimenti. Por, pas bashkëpunimit 3-vjeçar me palën kineze, kompania e rimorri veten, duke ruajtur çdo vend pune në Francë. (Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore