Kinë, FC Barcelona prezanton akademinë më të madhe të futbollit

2017-02-24 20:28:51 CRI Komenti juaj Printoni

Klubi i futbollit i Barcelonës prezantoi të premten, nëpërmjet brazilianit Ronaldinho, akademinë më të madhe të futbollit në ishullin Hainan të Kinës, ku do të përgatiten njëmijë talente të rinj.

Ylli brazilian dhe presidenti i klubit katalan, Jsep Maria Bartomeu, janë takuar me fëmijë dhe kanë vizituar kompleksin e golfit 'Mission Hills' në Hainan, ku ka aktualisht shtatë terrene futbolli për akademinë.

"Natyrisht, do të jetë projekti më i madh i futbollit në botë," deklaroi Bartomeu në përurimin e akademisë.

"Mund të themi se klubi i Barcelonës punon shumë mirë me moshat e reja, niveli më i lartë i profesionalizmit. Jam i sigurt se këtu do të punojmë shumë mirë që futbolli kinez të marrë atë që meriton," theksoi Ronaldhino.

Kompleksi do të shërbejë edhe si qendër stërvitore për përzgjedhjen e lojtarëve të ekipit kombëtar kinez dhe për klubet më të mira të vendit, duke ndihmuar që Kina të arrijë objektivin për t'u bërë në të ardhmen një nder kombet më të mira në futbollin botëror. (ATSh)

Mrekulli
Lajmet Kryesore