ShBA-ja nuk do të kryejë riatdhesime masive të emigrantëve të paligjshëm

2017-02-24 19:54:10 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare John Kelly deklaroi se ShBA-ja nuk do të kryejë riatdhesime masive të emigrantëve të paligjshëm dhe nuk do ta përdorë forcën ushtarake.

Kelly i bëri deklaratat të enjten nga Meksika ku ndodhet për një vizitë zyrtare. Sipas mediave, deklaratat e tij synojnë zbutjen e shqetësimit të Meksikës për riatdhesimin me forcë të emigrantëve, siç ka deklaruar presidenti Donlad Trump dhe për të qetësuar marrëdhëniet e tensionuara dypalëshe.

Presidenti i Meksikës Enrique Peña Nieto dhe ministri i Jashtëm Luis Videgaray, u takun me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson dhe sekretarin e Sigurisë Kombëtare John Kelly. Të dyja palët kanë zhvilluar konsultime mbi politikat e emigracionit dhe të sigurisë kombëtare.

Presidenti Enrique Peña Nieto ritheksoi se mbrojtja e të drejtave të popullit meksikan është detyrë e rëndësishme e qeverisë meksikane dhe shtoi se qeveria e tij do të konsultohet gjerësisht me ShBA-në, për të mbrojtur interesin e vendit.

Zyra e presidentit meksikan citoi zotin Nieto të ketë thënë se "ky takim është një çast i rëndësishëm për të forcuar marrëdhëniet midis të dyja palëve." Një deklaratë e shpërndarë më pas thekson se të dyja palët dëshirojnë të ruajnë kontaktet, por theksojet se bisedimet duhet të zhvillohen mbi bazën e respektit të ndërsjellë të sovranitetit të secilit vend. (Zhan Dian/Leftion/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore