Kina mohon zhvlerësimin e monedhës për të fituar avantazhe tregtare

2017-02-24 19:39:14 CRI Komenti juaj Printoni

Kina thotë se nuk ka ndërmend të përdorë zhvlerësimin e monedhës për të arritur përfitime tregtare.

Komentet e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang, u bënë të premten në përgjigje të deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, që e vlerësoi Kinën si "kampion të madh" të manipulimit të monedhës.

"Kina nuk ka ndërmend të kërkojë avantazhe në tregtinë e jashtme me anë të politikave konkurruese të monedhës. Nuk ka asnjë bazë për zhvlerësimin e vazhdueshëm të Renminbi-së. Ne shpresojmë që pala e interesuar do ta shqyrtojnë në mënyrë korrekte dhe objektive mekanizmin e kursit të këmbimit të Renminbi-së. "

Trump e ka akuzuar vazhdimisht Kinën për zhvlerësimin e qëllimshëm të RMB-së kundrejt dollarit amerikan për t'i bërë më të lira eksportet.

Juani kinez ra me 6.6 për qind ndaj dollarit amerikan në fund të vitit të kaluar për shkak të forcimit të dollarit dhe shqetësimeve për ngadalësimin e rritjes ekonomike të Kinës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore