Kina do të nxjerrë nga varfëria 10 milionë veta në 2017-n

2017-02-24 19:14:12 CRI Komenti juaj Printoni

Kina planifikon të nxjerrë nga varfëria deri në fund të vitit 2017, 10 milionë veta.

Ou Qingping, kreu i Zyrës Shtetërore të Zbutjes së Varfërisë, thotë se do të bëhen të gjithë përpjekjet për të përmbushur objektivat kombëtare për reduktimin e varfërisë deri në vitin 2020.

"Së pari, ne do të integrojmë burimet duke rritur prurjet për zbutjen e varfërisë. Këtë vit do të integrohet kapitali për bujqësinë duke pasur në fokus rajonet e varfra dhe gjithashtu do të nxiten institucionet financiare që t'i mbështesin me kredi këto rajone. Ndërkohë, Ministria e Tokës dhe e Burimeve do të vazhdojë të plotësojë nevojat për zhvillimin e tokës për të varfrit dhe përmirësojë efikasitetin e procedurave."

Ou kritikoi disa qeveri vendore për raportimin e statistikave të rreme dhe nënvizoi kryerjen e vlerësimeve të rrepta.

Deri tani, 40 milionë njerëz vazhdojnë të jetojnë nën nivelin e varfërisë në Kinë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore