Substanca që vrau Kim Jong Nam-in është armë e shkatërrimit në masë

2017-02-24 18:36:39 CRI Komenti juaj Printoni

Policia e Malajzisë identifikoi një lloj arme kimike si substancën që vrau një shtetas të Koresë së Veriut rreth dy javë më parë, i cili dyshohet se është gjysmëvëllai i udhëheqësit të lartë të vendit.

Policia thotë se gjeti gjurmë të agjentit vdekjeprurës nervor VX në trupin e viktimës.

VX është një substancë shumë toksike pa shije dhe pa erë. 10 miligram është e mjaftueshme për të vrarë një njeri përmes kontaktit të lëkurës. Ajo është klasifikuar si një armë e shkatërrimit në masë nga Kombet e Bashkuara dhe është e ndaluar në Malajzi.

Policia Malajzisë tani po heton se si lënda helmuese është futur në vend.

Pas vdekjes së Kim Jong Nam-it, policia arrestoi dy gra që dyshohet se i hodhën atij në fytyrë agjentin nervor. Autoritetet gjithashtu po kërkojnë dhe ndihmën e Interpolit për arrestimin e katër shtetasve të tjerë të Koresë së Veriut të dyshuar si të përfshirë në këtë rast. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore