NASA: Zbulohet sistemi diellor me 7 planetë të ngjashëm me Tokën

2017-02-23 10:17:06 CRI Komenti juaj Printoni

Më në fund lajmi i shumëpritur i NASA-s erdhi: është zbuluar një sistem diellor me shtatë planetë, të ngjashëm me Tokën, që rrotullohen rreth një ylli që quhet Trappist-1. Bëhet fjalë për një grup planetësh të vendosur në një zonë "të banueshme" të galaktikës tonë, me kushte shumë të favorshme për zhvillimin e jetës.

Shtatë planetët, që kanë përmasa të ngjashme me ato të Tokës, ka shumë mundësi që të kenë jetë. Zbulimi u jep mundësinë shkencëtarëve që të studiojnë praninë e jetës jashtë Sistemit Diellor. Nga shtatë planetët, tre duhet të gjenden në zonën në të cilën ka shumë mundësi të ketë jetë dhe mund të kenë në sipërfaqen e tyre ujë në gjendje të lëngët.

"Është hera e parë që vëzhgojmë kaq shumë planetë të këtij lloji rreth të njëjtit yll", tha Michael Gillon, astronom i Universitetit të Liezhit.

Shtatë planetët janë shumë afër ndërmjet tyre dhe yllit rreth të cilit rrotullohen. Trappist-1 është një yll xhuxh i kuq shumë i ftohtë dhe ka një ndriçim mijëra herë më të vogël se Dielli. Sipas radhës së largësisë nga Trappist-1, rrotullimi i planetëve rreth tij zgjat nga një ditë e gjysmë deri rreth 13 ditë. Orbita e planetit më të largët nuk dihet akoma.

Kërkuesit janë të sigurtë se tre nga shtatë planetët e zbuluar gjenden në zonën e banueshme, pra në një largësi shumë të mirë nga ylli që lejon praninë e ujit në gjendje të lëngshme, siç ndodh për Tokën dhe Diellin.

"Të thuash se gjenden në zonën e banueshme do të thotë se mund të kenë oqeane… dhe me shume mumdësi jetë", nënvizoi Gillon. (DU)

Mrekulli
Lajmet Kryesore