Gjenevë, rifillojnë bisedimet e paqes për Sirinë

2017-02-23 19:49:59 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kina mirëprit fillimin e bisedimeve të paqes për Sirinë në Gjenevë dhe shpreson se palët e ndryshme do të gjegjnë besimin dhe arrijnë rezultate pozitive, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Geng Shuang.

Në këto bisedime do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i Kinës për Sirinë, Xie Xiaoyan.  

"Ditët e fundit po forcohet nxitja e komunitetit ndërkombëtar për të arritur një zgjidhje për krizën siriane. Kjo është një dëshirë e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar. Pala kineze shpreson se me mbështetjen ndërkombëtare, qeveria siriane dhe palët opozitare do të mund të zgjidhin konfliktin nëpërmjet bisedimeve, duke vendosur besimin reciprok. I dërguari i posaçëm i qeverisë kineze mbi çështjen siriane, Xie Xiaoyan dhe delegacioni kinez do të marrin pjesë në bisedimet e paqes, duke ndihmuar për zgjidhjen politike të krizës siriane," tha zëdhënësi. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore