Lituania: EQL mbështet angazhimin e qëndrueshëm me Kinën

2017-02-20 09:50:05 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i jashtëm i Lituanisë, Linas Linkevicius tha se Europa Qendrore dhe Lindore do të mbajë një angazhim të qëndrueshëm dhe pragmatik me Kinën. Deklarata e tij u bë në Konferencën ndërkombëtare për sigurinë, në Mynih të Gjermanisë.

"Ne mbështesim një angazhim të qëndrueshëm me hapa të vegjël, duke respektuar interesat e palëve dhe lëvizje të kujdesshme përpara. Ne nuk konkurojmë për nga madhësia, pasi mes Lituanisë dhe Kinës kjo nuk mund të ndodhë. Por jam realisht i lumtur që kemi një qasje pragmatike dhe kohët e fundit ramë dakord për disa marrëveshje të rëndësishme në eksportin e mishit dhe prodhimeve të qumështit drejt tregut të madh të Kinës", tha ministri i jashtëm lituan.

Ministri Linkevicius shtoi ndër të tjera se Europa Qendrore dhe Lindore do të vazhdojë të mirëpresë investimet kineze, duke i cilësuar si radikale përpjekjet e fundit të Gjermanisë, Italisë dhe Francës për të bllokuar investimet e huaja.

Në një letër të shpërndarë nga Komisioni Europian javën e kaluar, tre vendet e Europës Perëndimore kërkuan kompetenca më të gjera për përdorimin e vetos në bllokimin e sipërmarrjeve të huaja të teknologjisë së lartë në BE. Kjo letër shihet si një lëvizje drejtuar investitorëve kinezë, pavarësisht se në të nuk është specifikuar emri i Kinës. Ndërkohë, ministri i jashtëm lituan theksoi rëndësinë e mekanizmit "16+1", midis vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore dhe Kinës. (Eda Merepeza)

Mrekulli