Filloi në Sideni "Viti i Turizmit Kinë-Australi"

2017-02-06 10:52:44 CRI Komenti juaj Printoni

 

"Viti i Turizmit Kinë-Australi" filloi të dielën në Sidney të Australisë. Kryeministrat e të dy vendeve, Li Keqiang i Kinës dhe homologu i tij australian Malcolm Turnbull dërguan mesazhe urimi.

Në urimin e tij kryeministri Li Keqiang u shpreh se shkëmbimet njerëzore e kulturore janë një prirje e rëndësishme e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. "Numri i shkëmbimeve vitin e kaluar arriti në afro dy milionë veta dhe tani dëshirojmë që me rastin e vitit të turizmit, të dyja palët mund të zgjerojnë më tej shkëmbimet dhe bashkëpunimin mbi fushën njerëzore, kulturore e më tej," theksoi udhëheqësi kinez.

Kryeministri australian Turnbull tha në mesazhin e tij se Kina po bëhet burimi më i madh i turizmit i Australisë. Vitin e kaluar afro 1.2 milionë kinezë e vizituan Australinë.

Sipas autoriteteve turistike të Australisë, në vitin 2016 turistët kinezë që vizituan në Australinë, shpenzuan mbi 10 miliardë dollarë australianë. Deri në vitin 2020 kjo shifër pritet të arrijë në 13 miliardë dollarë australianë.

Ministri australian i Tregtisë, Turizmit dhe Investimeve, Steve Ciobo, e quajti Kinën një forcë të rëndësishme në rajonin e Azi Paqësorit:

"Turistët kinezë po bëhen tani burimi më i madh i tregut australian, ndërkohë më shumë turistë australianë kanë vizituar në Kinën për të njohur kulturën e saj. Kina po bëhet forca më e rëndësishme në rajonin e Azi-Paqësorit, ku ndodhet dhe Australia," theksoi Ciobo.

(Foto: Ministri australian i Tregtisë, Turizmit dhe Investimeve, Steve Ciobo)

Gjatët "Vitit të Turizmit Kinë-Australi" do të dërgohen disa panda në Australi, do të zhvillohet gjithashtu ekspozita e Turizmit të Kinës, do të hartohet plani i shkëmbimit të të rinjve, shfaqja e kuzhinës kineze dhe aktivitete të tjera.

Tani Australia dhe 13 qytete të Kinës kanë linja të drejtpërdrejta ajrore. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

(Foto: Këngëtari kinez Li Yugang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore