Kinë: Shifra rekord të udhëtimit me tren gjatë Vitit të Ri Kinez

2017-02-01 09:59:59 CRI Komenti juaj Printoni

Korporata e Hekurudhave e Kinës (CRC) njofton se në përfundim të pushimit njëjavor me rastin e Festës së Pranverës, 8.3 milion vetë kanë udhëtuar në linjat hekurudhore të vendit deri të martën. Njoftimi shton se për shmangien e fluksit të pasagjerëve, të martën Kompania vuri në qarkullim 407 trena shtesë.

Gjatë pushimit njëjavor të Vitit të Ri Kinez qindra miliona pasagjerë udhëtuan me tren në vendlindje, për të festuar me familjet, të afërmit dhe miqtë, çka shtoi veprimtarinë e sistemit hekurudhor në vend.

Si pasojë e fluksit të pasagjerëve, çdo vit sistemi hekurudhor i Kinës, ndonëse me një infrastrukturë moderne, merr masa të posaçme për mbarëvajtjen e udhëtimeve.

258 milion pasagjerë janë regjistruar në 4 ditët e para të Vitit të Ri Kinez, njofton Administrata Kombëtare e Turizmit e Kinës (CNTA).

Nga e premtja deri të hënën, të ardhurat nga turizmi në Kinë u rritën me 316 miliard yuan, ose 46 miliard dollarë, duke shënuar një rritje vjetore prej 16%, bën të ditur CNTA. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore