Festa e Pranverës: Në jugperëndim të Kinës rritet vëllimi i shitjes së luleve

2017-01-31 09:41:21 CRI Komenti juaj Printoni

Me rastin e Festës së Pranverës në Yunnan të Kinës po zhvillohet një panair lulesh. Raportohet se 3-4 milion lule janë shitur në ditë në tregun e Kunmingut.

Shërbimet e shpërndarjes së luleve kanë qenë shumë të zëna me punë këto ditë, për shkak të panairit të luleve.

Menaxheri i Shërbimit të Postës Ekspres, Tang Yunhui tha:" Vitin e kaluar kemi patur më shumë se 40 mijë kërkesa për lule gjatë Festës së Pranverës, ndërsa këtë vit presim që ato të rriten. Duke parë kërkesën në rritje të shitjes me pakicë online të luleve, parashikojmë që vëllimi i shpërndarjes së tyre këtë vit të arrijë në 60 mijë".

Tregu i luleve Dounan në Kunming është qendra më e madhe e tregtimit të luleve në Kinë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore