Viti i Ri Kinez kremtohet në Londër

2017-01-30 10:42:26 CRI Komenti juaj Printoni

Mijëra njerëz morën pjesë në festimet në qendër të Londrës, me rastin e Vitit të Ri Kinez. Sipas organizatorëve, parada e përvitshme e Londrës përbën kremtimin më të madh të Festës së Pranverës, jashtë Azisë. Me temën "Kina:Sot dhe Dje" parada festive shumëngjyrëshe me vallen e luanit, një gjel gjigant, akrobaci, si dhe me autobusin e kuq, një ikonë e Londrës, u kremtua nga China Town, pranë Bulevardit Shaftesbury dhe Rrugës Charing Cross ,duke arritur në Sheshin Trafalgar.

Duke ndjekur paradën, mjeku Chris Chan tha se është kënaqësi të shohësh traditat kineze në zemër të Londrës.

"Londra është një qytet shumëkulturësh dhe mendoj se prania e fëmijëve në veprimtari si kjo i bën ata të hapur ndaj kulturave dhe vlerave të ndryshme. Pjesmarrja është e organizuar mirë dhe kjo është një ditë e bukur", tha Chan.

Pas ceremonisë së falenderimeve në Sheshin Trafalgar u shfaqën për publikun Vallja e Luanit Fluturues dhe më pas kryetari i Bashkisë, Sadiq Khan mbajti një fjalim, në të cilin vlerësoi komunitetin kinez për kontributin e dhënë në qytetin e Londrës.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore